COVID-19 në Shqipëri drejt zhdukjes, ja sa infektime gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit nga koronavirusi, ku janë regjistruar 5 raste të reja në 24 orët e fundit në vendin tonë, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Njoftimi i MSH:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3039 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, pesë qytetarë në këto bashki: Nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Has, Shijak.

Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...