Burri akuzon gruan në emision: Flet me dashnorë e më fëlliqe…

93

Në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Besnikja me bashkëshortin e saj Xhevdetin të cilët kanë një krisje në marrëdhënien e tyre.

Sipas Besnikes e cila është edhe infermiere, ata kanë dy vite që janë shumë të ftohtë me njëri-tjetrin dhe se Xhevdeti rri i veçuar dhe nuk i flet. Nga ana tjetër Xhevdeti ka dyshime për tradhti sepse gruaja rri gjatë gjithë kohës në telefon dhe qesh.

Besnikja: Burri im këto dy vitet e fundit ka filluar të jetë shumë i ndrojtur, rri shumë i veçuar, as nuk flet, nuk e di se çfarë ka. Ka qenë kjo pandemia dhe unë shkoj në çdo shtëpi se ka qenë koha e tillë që njerëzit kanë nevojë.

Xhevdeti: Moj zonjë pse më ke sjellë ti mua këtu?

Besnikja: Ke dy vite që je i larguar.

Xhevdeti: Je bërë ti jo unë.

Besnikja: Ke dy vite që dyshon tek mua.

Xhevdeti: Po, dyshoj tek telefoni. Rri në dhomë më vete dhe qesh.

Besnikja: Tani kujtohesh ti që të dyshosh për mua?

Xhevdeti: Kam dy vite që vij tek dhoma e ti më largohesh mua.

Besnikja: Ne kemi 25 vite dhe si kemi bërë këto gjëra, tani kujtohesh ti?

Eni Çobani: Çfarë ka ndodhur?

Xhevdeti: Ka dy vite që shkoj tek dhoma dhe më largon, flemë në dhoma të veçanta. Më thotë ik largohu merr telefonin dhe qesh.

Besnikja: Telefonit do i bien njerëzit, do i përgjigjem unë se kanë halle.

Ardit Gjebrea: Bashkëshorti thotë që buzëqesh, në qoftë se je infermiere…

Besnikja: Po kam shoqe, kam kolege, me ato flas unë.

Xhevdeti: Më solle këtu, trego me kë qesh në telefon. Më flliqe, burrëria ime humbi sot këtu.

Besnikja: Unë po fëlliqem se po më akuzon për tradhti.

Xhevdeti: Mi trego një për një këtu.

Eni Çobani: Për çfarë dyshoni ju?

Xhevdeti: Merr telefonin dhe qesh me dashnorë.

Besnikja: Ku i kam unë këta dashnorë, kam familje unë, s’je vetëm ti ore. Është akuzë e rëndë. A jam në punë unë, e ke pranuar që jam në punë.

Xhevdeti: Je në punë, rri në punë, mos më qesh mua me telefon.

Besnikja: Telefoni ka dhe për të qeshur, nuk është vetëm për halle. Si nuk të vjen zor, kemi moshë ne për këto budallallëqe?

Xhevdeti: Ti më solle këtu dhe unë do t’i tregoj të gjitha një për një këtu.

Eni Çobani: Na thuaj ndonjë gjë se s’po nxjerr gjë.

Xhevdeti: Dashnoret.

Besnikja: Mos ke vetë dashnore dhe më ngatërron me veten tënde?

Sherri dhe debati ka vazhduar gjatë në studio, ku burri i Besnikes është i bindur që ajo e tradhton./Tv Klan