Aksidenti i rëndë me një të vdekur dhe 9 të plagosur në Gramsh, arrestohet shoferi i minibusit (Emri)

129

Arjol Xhepexhiu, shoferi i minibusit që u përfshi në aksidentin e rëndë në Gramsh, është arrestuar sot në mbrëmje nga policia.

Bëhet me dije se urdhri i ndalimit i është komunikuar në spital ku po merr trajtim.

Kujtojmë që si pasojë e aksidentit humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë.

Numri i pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar dyshohet të ketë qenë shkaku i aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gramsh.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë se kanë qenë të paktën 7 pasasgjerë mbi kapacitetet, që qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Tre nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

Mësohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

Siç mund të shihet nga videot xhamat e minibusit janë thyer ndërsa mjeti ka marrë dëmtime të shumta në strukturë. Po ashtu në tokë dallohen veshjet dhe ushqimet, apo sendet e tjera personale që pasagjerët kanë pasur me vete.