Vendosën logot e institucioneve shtetërore në makinë, por ajo që u ndodhi më pas…

Policia ka proceduar penalisht disa drejtues mjetesh pasi janë kapur duke përdorur në automjetet simbole apo shenja dalluese që tregojnë cilësinë e një punonjësi shtetëror apo shërbimi publik.

Policia thotë se gjatë dy ditëve të fundit ka verifikuar një numër të konsiderueshëm mjetesh dhe ka proceduar disa drejtues.

“Kishin vendosur sisteme shtese pamore në kundërshtim me dispozitat e parashikuara në nenin 175 te Ligjit Nr.8378, datë 22.07.1998, “ Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shkelje për të cilat u janë pezulluar edhe lejet e drejtimit sipas afateve të parashikuara në Ligj”, thuhej në një njoftim.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh pasi janë kapur në kushtet e flagrancës dhe janë shoqëruar për veprime të tjera hetimore për veprën penale te parashikuar nga neni 247 i Kodit Penal./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...