“Ndjesë por jemi bashkë”, ndarja e Andit dhe Melisës zgjat më pak se 24 orë. Ja si na qenka puna

Melisa Lleshi dhe Andi Shehi kanë qenë në qendër të vëmendjes këto 24 orë pasi Melisa tha dje se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.

22-vjeçarja publikoi një status ku shkruante: “Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”. Pas kësaj, Melisa fshiu të gjitha fotot me Andin dhe e ka hequr atë nga Instagrami, ndërkohë që ky i fundit i mbajti postimet me të.

Por prisni se gjërat nuk janë siç duket. Ndonëse ish-konkurrentja la të kuptohej se ndarja e tyre ishte përfundimtare, sot ka treguar se ka qenë e gjitha një zënkë e momentit.

Ajo ka publikuar në Instastory një foto të Andit, krahas së cilës ka shkruar se e gjitha ka qenë një zënkë e momentit dhe se ata janë sërish bashkë: “Hë me mooo se kush është ajo femër që s’ka bërë “namin” pas një zënkë. Ndjesë por jemi bashkë përgjithmonë”.-shkruan ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...