Farmacistja e njohur: Që të jemi të shëndetshëm duhet të hamë fasule, gjizë dhe cik domate

287

Farmaciste Arba Gramo ka deklaruar se per tu’u ushqyer mire nuk duhen shume para, por mjaftojne gjera te thejshta, duke renditur nder to fasulet, gjize apo domate.

 

Sipas Gramos, e cila ishte e ftuar ne ‘Ftese ne 5’, nuk duhen patjetër paratë dhe shpenzimet e larta për të qenë i shëndetshëm.

 

“Mbaj mend një mjek të vjetër që thoshte: Që të jemi të shëndetshëm, duhet ngrënë varfër!

Duhet ngrënë varfër. Dhe varfër është lirë. Fasulet janë shumë të mira, me ngarkesë proteinash. Gjiza pa kripë; 120 lekë kilogrami. Është shumë e mirë. Bukën le ta bëjnë vetë. Dhe një çik domate, sallatë jeshile. Vaj ulliri shyqyr kemi plot, dhe rigon”, tha ajo.

 

I të njëjtit mendim ishte dhe trainerja e fitnesit, Aurela Habilaj: “Shumë e vërtetë. Është e gjitha çështje vullneti dhe çfarë do ti të japësh dhe të marrësh te vetja. Nuk mendoj se leku është gjithçka. Nëse një person do të kujdeset për veten, mund ta bëjë dhe me shumë pak lekë”.