E bija është rritur aq shumë saqë Arditi e ngatërron me të shoqen, Anila Gjebrean (foto)

Vajza e vetme e familjes Gjebrea, Anna, është rritur mjaftueshëm sa për të ngatërruar babi Arditin. Anna tashmë duket si një kopje e nënës së saj, Anilës dhe aq shumë ngjason me të sa Arditi nuk mundet të bëj dallimin mes tyre ndonjëherë.

Moderatori ka postuar në Instagram një foto të vajzës, që shihet duke punuar me laptop. Ajo ka gati tipare identike me të ëmën, duke pasur një ngjashmëri të frikshme me të.

“Ktheva kokën për një moment dhe mendova se ishte Anila”, ka shkruar Arditi përkrah fotos së vajzës.

Aktualisht Anna ka vëmendjen maksimale të familjes, si më e vogla e shtëpisë, por edhe e vetmja që po jeton me mamin e babin.

Prej vitesh djali i Gjebreas, Joni, jeton në Amerikë dhe nuk mund të jetë pranë familjes në çdo moment. Madje ai ka munguar edhe në ditët më të rëndësishme, megjithatë është gjendur pranë tyre përmes teknologjisë dhe postimeve në rrjete sociale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...