Derën ia plasin në surrat qytetares: Mos vazhdo mo mor, boll!

89

Vajza e drejtuar në “Stop” ka përfunduar 2 ciklet e studimeve në Fakultetin e Ekonomisë. Për ciklin bachelor ka paguar tarifën e plotë, në një kohë, që duhet të ishte përjashtuar, pasi ka nënën invalide. Kur është informuar për këtë gjë ka bërë një marrëveshje, për gjysmën e pagesës në studimet master.

Ajo ka mbaruar provimet dhe 2 vitet master dhe ka mbrojtur edhe diplomën, por nuk i japin kartonin, me pretendimin se nuk ka bërë pagesën e masterit. Vajza i drejtohet Sekretarisë së Fakultetit, ku në fillim i mohohet, që ka dorëzuar dokumentet, për t’u përjashtuar nga tarifa. Më pas dokumentacioni u gjet.

Administratori i Fakultetit Ekonomik, Ermal Haxhiaj pranon gabimin e bërë dhe kërkon me shkresë orientim nga bordi i Fakultetit dhe rektorati.

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Po të them të lutem, se u çova në këmbë dhe të erdha të flas aty, po të them të lutem!

Denoncuesja: Ti do të çohesh në këmbë, po mund të çohesh në këmbë, hajde!

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Ne të tjerët po punojmë. A ka mundësi të mos flasësh shumë, të na lesh dhe ne të tjerët të punojmë?

Denoncuesja: Unë po flas me personin në fjalë, për problemin, që unë kisha.

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Derisa zonja ta gjej atë, që ti kërkon. Mos fol!

Denoncuesja: Do flas, sepse zonja po flet për problemin tim, mbaroi dhe unë po bashkëbisedoja me atë! Ti nuk ke, pse ndërhyn!

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Lëre zonjën t’i gjejë gjërat që të duhet ty, nëse do të mbarosh punë! Nëse s’do të mbarosh punë, vazhdo e flit dhe s’ke për të mbaruar punë! Mirë?!

Denoncuesja: Atëherë…

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Mos vazhdo mo mor, boll!

Denoncuesja: Mbarove të flas unë? Mos ma plas derën ashtu!

I përplas derën në fytyrë.

Punonjësi i fakultetit Ekonomik: Unë i them boll, ajo vazhdon!

Takimi me admnistratorin e Fakultetit të Tiranës Ermal Haxhaiaj.

Administratori i Fakultetit Ekonomik: Mamaja e Joanës është invalide pune, pra ne në pretendimin, që kemi ngritur për t’u orientuar nga Rektorati, jemi në rregull. Në logjikën tonë, që i takon?

Punonjësja: I takon!

Administratori i Fakultetit Ekonomik: Joana unë prapë mendoj, që të takon! Jo mendon, por ty të takon! Atëherë do të bësh një gjë! Do t’ia fotokopjosh dokumentacionin, edhe VKM-në respektive, gjej dhe Vkm-në e 15-16,16-17!

Punonjësja: Të treja viteve të Bachelor-it.

Administratori i Fakultetit Ekonomik: Merre Joanën, bëni një shkresë drejtuar Bordit të Administrimit, bashkëlidhur më ka ardhur kjo përgjigje, t’i thotë, kam kërkuar te Adminstratori i Fakultetit dhe më ka orientuar për në Rektorat. Më ka ardhur kjo përgjigje.

Joana do të shprehesh, që kjo përgjigje nuk më zgjidh, pasi unë pretendoj, që pagesat, që kam bërë për Bachelor-in, nuk duhet që t’i bëj, kështu që më konvertohen për masterin. Të presim dhe përgjigjen e Bordit.

Fakulteti i Ekonomisë për të respektuar hierarkinë shprehet që fjalën e fundit vendimmarrëse duhet ta japë rektorati, bordi i administrimit dhe administratori i Universitetit të Tiranës. Në një mënyrë apo në një tjetër, vetë Fakulteti i Ekonomisë pranon gabimin e bërë rreth 5 vite më parë, por që ky gabim tashmë duhet të rregullohet sipas Fakultetit të Ekonomisë nga rektorati dhe administratori i Universitetit të Tiranës. /tvklan.al