“Ulu se nuk të dhashë fjalën ty”, cili kryebashkiak kërkoi të fliste në konferencë me Ramën

156

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e Bashkive në vend, të cilët i porositi se do të “digjen” dhe do të kallëzohen në SPAK nëse ndërhyjnë përmes pushtetit të tyre në procedurat e prokurimeve publike.

Po kështu, Rama kërkoi prej tyre që të përmbyllin dhe të mos zvarrisin procesin e dhënies së tokave bujqësore.

Por në fund të takimit, teksa Kryeministri përmbylli fjalën, njëri prej të pranishmëve kërkoi të fliste. Por ka qenë vetë Kryeministri që ndërhyri duke i thënë se nuk i dha fjalën.

“Të lutem ulu, ulu se nuk të dhashë fjalën ty, ulu. Shumë faleminderit, këtu e mbyllim dhe shpresoj shumë që t’i shikojmë rezultatet sa më shpejt për të mirën tuaj, për të mirën tonë, mbi të gjitha për të mirën e njerëzve edhe të vendit”, tha Kryeministri Rama. /tvklan.al