SHBA e fundosi familjarisht / Neritan Ceka jep mesazhin e fortë për Sali Berishën

444

Nertian Ceka ka komentuar shpalljen non grata të Sali Berishës. Ceka tha se “ishte një frut që duhet të kishte rënë me kohë”.

 

“Ishte një fryt që duhet të kishte rënë më kohë. Ka një kohë që politikani duhet të iki. Berisha nuk është kalbur sepse ka ende energji. Berishës i kam thënë krijo një fondacion të tipit “Adenauer”, sepse ti s’ke çfarë bën më, ke qenë president, dhe del dhe ndeshesh më kalamajtë e PS-së.

 

Çfarë pune ke ti, kështu që bëj fondacionin dhe krijo një program për Partinë Demokratike, e cila sot s’ka një program afatgjatë për Shqipërinë pas 50 vjetësh. Berisha mund ta bënte shumë mirë këtë punë. Unë jam shumë i kënaqur që kam ikur, kur ra kambana dhe ika, mbarova misionin tim për Shqipërinë tani më keni në plazhin e Durrësit, në Apolloni etj.

 

Ky është problemi më i madh i një politikani dhe këtë nuk do t’ia dëshiroja, por mendoj se ky është një mësim për politikanët, duke përfshirë dhe politikanët që janë sot në pushtet”, tha Ceka.