Rama lajmëron ndryshimin gjigant në policinë e shtetit

97

Gjatë mbledhjes me Ministrin e Drejtësisë, Bledi Çuçi dhe zyrtarë të tjerë të drejtuesve të policisë së shtetit, Kryeministri Edi Rama preku pika të rëndësishme që lidhen me detyrat e tyre.

 

Që nga zbatimi i urdhërave të qeverisë, tek mbajtja e drejtë e postit të policëve dhe jo shfrytëzimin me detyrën e tyre, Rama bëri një tjetër lajmërim të rëndësishëm.

 

Kreu i shtetit tha se shumë shpejt policët do të pajisen me kamera dhe dronë në mënyrë që asnjë shkelje e drejtësisë të mos lihet pa u kapur. Ai theksoi se askush nuk do të tolerohet.