Ndahen Melisa dhe Andi? Të paktën ky postim këtë na lë të kuptojmë

73

Melisa dhe Andi kanë qenë dyshja më e përfolur në media pas daljes nga “Për’puthen”.

Ata të dy pranuan shumë kohë më vonë lidhjen e tyre, që mesa duket ka pësuar një krisje së fundmi. Ditën e sotme Melisa ka ndarë në Instagram një shprehje, që i ka bërë të gjithë të dyshojnë se ajo dhe Andi nuk janë më bashkë.

“Unë jam shumë e pastër për ty apo për këdo”, thuhet në shprehjen që shpërndau Melisa.

Shprehjen e ka pasuar me një tjetër postim, ku ju kërkon të gjithëve që të mos e pyesin për asgjë, sepse i është vënë pika muhabetit.

“Para se t’ja nisni të gjithë, dijeni s’dua pyetje! Ju vu pika muhabetit!”, shkruan Melisa.

Gjithashtu vihet re se ajo ka fshirë një pjesë të postimeve, që ka pasur me Andin. Ndërsa ky i fundit vazhdon të ketë të gjitha postimet me Melisën. Por me një kërkim të shpejtë vihet re se as Andi e as Melisa nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me çiftin dhe këto postime ishin shumë të papritura, sepse kohët e fundit ata kanë treguar se kanë qenë shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Vetëm disa ditë më parë, Andi festoi ditëlindjen dhe Melisa i bëri një dedikim shumë të ndjerë në rrjete sociale. Po ashtu në festën e ditëlindjes ajo këndoi një këngë që kishte përgatitur për të dhe Andi u shfaq shumë i prekur.