Ishte duke kënduar në skenë, Aleksandër Gjoka dërgohet me urgjencë në spital

I ftuar në Berat, në natën e dytë të Festës së Miqësisë, këngëtari Aleksandër Gjoka është ndjerë keq në skenë.

 

Ai ka qënë duke kënduar dhe në një moment ka pasur probleme me tensionin dhe është ndjerë keq.

 

Menjëherë në pedonalen ku edhe ishte improvizuar skena e kësaj feste ka mbërritur ambulanca dhe e ka dërguar këngëtarin Gjoka në spital.

 

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se këngëtari Aleksandër Gjoka ka pësuar rritje të tensionit të gjakut dhe pasi ka marrë mjekim, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

 

Aleksandër Gjoka ishte i ftuar për të kënduar në Pedonalen e Beratit, së bashku me Redon Makashin dhe Elton Dedën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...