I hyri frika mesa duket…/ Rama i dha 100 ditë kohë, Ardi Veliu mbledh me urgjencë drejtuesit e Policisë së Shtetit

204

Një ditë pas mbledhjes në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka mbledhur drejtuesit e lartë të policisë në vend.

 

Mësohet se mbledhja ka nisur prej orës 09:00 ndërsa pritet që të ketë ndryshime në kupolën drejtuesve të uniformave blu.

 

Rama foli dje me tone të ashpra sa i takon rolit të policisë duke drejtuar gishtin ndaj tyre në lokalet në zonat bregdetare, pronarët e të cilëve theksoi se kapin për hunde shefat e komisariateve.

 

Ai e pati edhe një ultimatum për drejtuesit duke deklaruar se kanë vetëm 100 ditë kohë dhe asnjë ditë më shumë për vënien e policisë në angazhim të plotë duke çliruar qytetarët nga “skifterët dhe çakenjtë”.