Gjykata e la në burg, kush është zyrtarja që “shpërtheu” në lot pasi dëgjoi vendimin

132

GJKKO ka komunikuar pasditen e sotme masën e sigurisë ish-kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe 10 personave të tjerë të përfshirë në “shpërdorim detyre, dhe në bashkëpunim”, “abuzim tenderash publikë” apo dhe “falsifikime dokumentesh”.

 

Gjyqtarja e Posaçme Danjela Shirka u tërheq për të marrë vendimin pak minuta më parë, dhe ndaj tij është vendosur “ar st me b rg”. Tushe e ka pritur i qetë vendimin.

 

GJKKO vendosi masat siç i ka kërkuar SPAK më herët, ndërsa e vetmja që e priti vendimin e përlotur ishte Blerta Turku. “Pse duhet të mbetem unë në qeli”, mësohet të ketë thënë ajo.