E mbani mend John Cena? Përkrah tij tani do të shohim edhe këngëtaren e njohur shqiptare

102

Dua Lipa do të provojë një fushë krejtësisht tjetër nga se jemi mësuar ta shohim. Këngëtarja pritet që t’i bashkohet një kase të gjerë artistësh, duke provuar kështu debutimin e saj si aktore. Bëhet fjalë për filmin më të ri të paralajmëruar të llojit triler “Argylle”.

 

Për realizimin e këtij projekti, ajo do t’u bashkohet aktorëve si Henry Cavill, Sam Rockëell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua po ashtu do të realizojë edhe muzikën e filmit.

 

Ky film do jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga autori Ellie Conëay , ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary. Pritet që xhirimet e tij të nisin në muajin gusht.

 

Së fundmi, Dua është shfaqur në kopertinën e “Vanity Fair” dhe i ka mahnitur të gjithë me pamjen e saj të kuruar deri në detajin më të vogël. Gjatë intervistës, shqiptarja e famshme ka rrëfyer se në vjeshtën e vitit 2019, kishte dyshime për talentin e saj deri para publikimit të hitit “Don’t Start Noë”, që është pjesë e albumit “Future Nostalgia”.

 

Ajo ka theksuar se asokohe ishte rritur numri i kritikave dhe komenteve negative ndaj saj duke ia shtuar akoma më shumë presionin.

 

“Ekzistonte ky presion. Njerëzit thjesht po më thoshin se nuk isha mjaftueshëm e mirë ose se nuk e meritoja suksesin tim ose çfarëdo tjetër… Dhe unë thashë: ‘Mirë, thjesht do të mbyll gjithçka. Dhe do të sigurohem që ta përgatit këtë album ashtu si dua. Dhe unë do të përqendrohem vërtet në të qenit e shkëlqyeshme në gjithçka që bëj.

 

Mendoj se më duhej diçka thjesht për të qetësuar trurin dhe për ta ndihmuar veten disi të shpëtoja nga ankthi”, ka deklaruar Dua duke shtuar se u përpoq “ta zgjidhte problemin e saj” përmes meditimit dhe hipnoterapisë.