Altin Shira në lot nga surpriza që i bënë ‘live’ në emision. Pas 28 viteve të para, zbulon diçka për herë të parë

“Ku je ti” është dueti që bëri bashkë Altin Shirën dhe Alban Kondin.

Altini tregoi në programin ;Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi se në fakt ishte njohur me këtë projekt një vit më parë. Edhe pse në mëdyshje nëse kënga do prezantohej tani apo në vjeshtë, shprehet i lumtur për suksesin që pati që nga publikimi ditë më parë.

Teksa rrefente për karrierën dhe familjen, shtanget nga ‘zarfi konfidencial’ i Ermalit. Në lojën e emocioneve, bie në kurthin e tij teksa beson se një koleg do ti komunikonte diçka. Kaq mjaftoi që këngëtari të vihej në siklet, madje të kërkonte dhe pak ujë. Por kush fshihej pas surprizës? Ermali tregon se zonja e tij ka pranuar për herë të parë një dalje televizive.

“Baba i mrekullueshëm, bashkëshort i pashoq, fëmijë ideal ”, tha ndër të tjera bashkëshortja e këngëtarit.

Fjalët e saj e përlotën Altinin, i cili tregoi se kishin 28 vite martesë.

“Nuk dija gjë fare, isha out. U çudita. Qysh në momentin që kam filluar albumin e parë e deri më sot, unë nuk e kam fare për turp të them që çdo gjë e konsumoj me nusen, marr mendimin e saj, duke nisur që tek veshja”.

Ndër të tjera ai tha se tashmë që djemtë janë rritur dhe po shohin jetët e tyre, kjo kohë mes tyre mund të cilësohet si mjalti i dytë.

“Do të them edhe një gjë tjetër. Nuk rri pa e treguar dhe nuk e kam thënë në asnjë television tjetër. Unë kam 28 vite që jetoj me vjehrrën, nuk e ndaj nga nëna ime. Unë jam martuar në moshën 21 vjeç dhe 28 vite ajo më ka rritur fëmijët… ato çuna që shikon ti ajo i ka rritur”.

Ermali e pyet nëse e mendojnë largimin dhe jetesën në Amerikë, por Altini pohoi se I pëlqen shumë jetesa në Shqipëri edhe pse lë një ‘..por’ pasi sipas tij jetës nuk i dihet kurrë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...