Zbulohet vila e re luksoze e Erdogan, “pallati veror” me 300 dhoma

175

Në Turqi kanë shpërthyer polemikat për zbulimin e vilës luksoze verore të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Mediat raportojnë se vila kushton 60 milion euro.

 

Arkitekti Sefik Birkiye, i cili projektoi ndërtesën me 300 dhoma në Marmaris, në bregdetin jugor të Egjeut të Turqisë, tregoi vilën për herë të parë, përcjell abcnews.al.

 

Imazhet e “pallatit të verës”, siç është quajtur, duke evokuar të ashtuquajturin “pallat të bardhë” që kreu i shtetit ndërtoi në Ankara, u morën nga e përditshmja opozitare laica Sozcu.

 

Përfunduar në 2019, rezidenca shtrihet mbi rreth 90,000 metra katrorë dhe ka ndër të tjera, një pishinë dhe një plazh privat në daljen në det. Ajo ndodhet në një nga zonat më ekskluzive të vendit.

 

Imazhet e vilës së Erdoganit po shkaktojnë kritika të forta në opinionin publik, si për kostot e larta në kohën e vështirësisë ekonomike dhe zhvlerësimin e rëndë të lirës turke, ashtu edhe për akuzat e shpyllëzimit masiv të zonës për të zgjeruar ndërtesën.