HYRJELAJMEOPINIONTha se u shpif ndaj tij dhe do merrte masa... por Sali...

Tha se u shpif ndaj tij dhe do merrte masa… por Sali Berisha humb pandin ndaj Antony Blinken?

Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha në muajin maj u shpall non-grata nga DASH dhe përkatësisht nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ky i fundit përmes një postimi në Tëitter shkroi se Berisha është një ndër figurat më të korruptuara politike dhe Amerika ka kohë që vrojton lëvizjet e tij.

Nuk kaloi shumë dhe Berisha nga ana tjetër ngriti një padi ndaj Bliken për shpifje dhe njollosje të emrit të tij.

Ai punësoi një avokat francez që do të merrej me këtë çështje, por tashmë Saliu e humbi këtë padi duke marrë një tjetër goditje të fortë. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe analisti i mirënjohur Frrok Cupi i cili tha:

“Avokati francez, Jean Yves Le Borgne, duhet të nxitojë; ndryshe nuk ka më kohë. Avokati ka një muaj e ca që ka hyrë në betejë kundër qeverisë amerikane, në emër të Sali Berishës- i shpallur i korruptuar botëror. Por deri tani nga avokati s’ka lajm.

O tani, o s’ka më kohë. Qeveria amerikane nuk po humb sekondën, sot në Tiranë deklaroi se “kush është i përfshirë në korrupsion, tani është koha për në burg”. Vetëm sot u burgosën 11. Çfarë bën monsieur Borgne? Nesër do të jetë vonë”, shkruan ai.

TE TJERA

spot_img