“Sa më pa fatorino…”, befason deputeti Kujtim Gjuzi: Sot erdha në Kuvend me urban

111

Deputeti Kujtim Gjuzi ashtu si edhe deputetët e tjerë ka mbajtur fjalimin e e fundit në Kuvend për këtë sezon.

Nga foltorja ai u shpreh se ditën e parë ka shkuar në Kuvend me biçikletë, ndërsa sot ka hipur në urban, por sipas tij sa e kanë vënë re fatorino dhe shoferi, kanë ndezur kondicionerin.

“Sot hipa në autobus. Dhe qytetarët thanë sapo hipët ju në autobus u ndez kondicioneri. Duke dhënë dorëheqjen, kryetari i Kuvendit tregoi që ka në fund të shpirtit një ndjesi papnore.

Që të rinjtë të kenë mundësi më shumë. Çdokujt do i shkonte në mendje të falenderonte familjen e tij. Ne duhet të ishim këtu. 83 mijë vota të pavlefshme janë shumë”, u shpreh Gjuzi.