Miku gjerman i Bashës që kritikon qeverinë, me pushime luksoze në Dhërmi por shqetësohet për ekonominë dhe emigrimin

187

Martin Henze, këshilltar pranë CDU-së gjermane dhe mik shumë i ngushtë i Lulzim Bashës, është duke shijuar së fundmi pushimet e tij verore në një resort luksoz në Dhërmi.

Ai njihet si një nga kritikët më të shpeshtë të qeverisë shqiptare dhe në mbrojtje të opozitës, madje ka dalë hapur disa herë dhe ndaj Yuri Kim. Ai shkruan në profilin e tij në Linkedin se ndodhet në Dhërmi, ku e gjitha atje i duket mbrësëlënëse, duke përfshirë natyrën dhe hotelin me standarde shumë të larta.

Nuk ka nguruar të na bëjë “reklamë” duke thënë se jugu i Shqipërisë është një alternativë e mirë për të pushuar. Në fund megjithatë si pohon se situata ekonomike e politike është problematike ndërsa shumë shqiptarë emigrojnë jashtë vendit.

“Mbresëlënëse, tani jam në Shqipërinë e Jugut, Dhërmi, natyra, hoteli ka standarde ndërkombëtare, perfekte për europianët, një alternativë e vërtetë për Italinë,

shqiptarët janë mbresëlënës, miqësorë, shqiptarët janë europianë. Vetëm situata ekonomike/politike është problematike, shumë shqiptarë emigrojnë, ata mungojnë”, shkruan Henze.