HYRJELAJMESHOWBIZ“Kur isha 15 vjeç merrja 850 mijë lekë, tani si kryebashkiak marr...

“Kur isha 15 vjeç merrja 850 mijë lekë, tani si kryebashkiak marr më pak” Erion Isai habit me deklaratën

Aktori i humorit Erion Isai i cili aktualisht është kryebashkiak i Ersekës, ka qenë i ftuar sot në “Top Albania Radio”.

Ai ka folur gjatë intervistës dhe për rrogën, duke zbuluar se paga që ka marrë kur ishte 15 vjeç si aktor, ka qenë më e lartë se ajo që merr tani si kryebashkiak.

“Unë kam filluar punë në Top Channel që 15 vjeç edhe rroga me e ulët ka qenë atëhere se tani është rroga e kryetarit të bashkisë e ulët, por e mbaj mend dhe duhet ta them. I kam borxh gjithë rrugëtimin tim Dritan Hoxhës. Mua më ka zgjedhur Altin Basha në audicion.

Javën e dytë që kisha filluar, kisha dalë me “Çuçkën” dhe ai vjen bën një mbledhje dhe përpara se të ikte më tha mua: “Si e ke emrin ti?” Unë ngela se 15-vjeç isha dhe vazhdoj mbaj rekordin si aktori më i vogël.

I thashë unë: “Erion”. “Rrogë të plotë Erionit”, tha. Unë isha 15 vjeç dhe kam marrë atëherë që ishte fillimi, 850 mijë lekë rrogë në muaj. Tani është e kryetarit të bashkisë rroga më e vogël në jetë, që është 680 mijë lekë të vjetra.” tha Erion Isai.

TE TJERA

spot_img