Jepet lajmi i trishtë nga Erion Braçe: U nda nga jeta një…

435

Zv/ kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në Facebook, Braçe shkruan se Kujtim Rrusho, një “socialist themeli”, ka ndërruar jetë.

“Kujtim Rrusho ishte një socialist! Një burrë, një bashkëshort, një baba, një familjar i mirë; një socialist themeli, i drejtë, i ndershëm, i sakrificës, kurrë nuk u tërhoq as në ditët më të rënda të terrorit fashist;

i plagosur nga e njëjta bandë e shtetit, i qëndroi dhunës barbare e mbrojti qindra socialistë të tjerë në Gradishte e mijëra të tjerë në Lushnje! Sot u ndal për të udhëtuar në një botë më të mirë; prehu në paqe Kujtim” shkruan Braçe.