Habit gazetarja shqiptare/ Vajzat këtu nuk dinë të mbajnë burra: Bëhen si qen kufiri…

318

Zhaklin Lekatari, gazetarja dhe themeluesja e “Tabu.al”, blogut të vetëm në Shqipëri me përmbajtje sek suale ka dhënë në emisionin ‘Fitstation’ nga Çenkuela Hasa, një intervistë ndryshe për veten.

 

Zhaku nuk ka ngurruar të tregojë për vitet e fëmijërisë, jetën në Itali dhe rikthimin në Shqipëri.

Gazetarja tregoi për “News24” se nuk ishte në një marrëdhënie sentimentale prej një kohe të gjatë, pa lënë pas dhe kritikat për sjelljen e djemve dhe vajzave shqiptare në çift!

 

“Vërejtje kam për të dyja gjinitë, e para është komunikimi, kultura dhe edukimi. Një lloji mungese e elegancës. Barazia gjinore nuk do të thotë që një burrë duhet të humbasë elegancën apo sharmin për të bërë për vete apo joshur një grua. Fakti përshembull që unë flas për edukimin se ks ual nuk do të thotë do që unë jam e gatshme të kryej marrëdhënie sek suale me këdo, unë nuk vu aj në gjetjen e një partneri.

 

“Tabu” nuk është ditari i rrëfimeve të mia personale, sigurisht ka nga eksperienca ime personale, por ai është ditari i të gjitha grave. Një lloji harbu tërie dhe një lloji agr esiviteti dhe mungese të kulturës, se kultura të bën të jesh tolerant, të dëgjosh tjetrin dhe të mundohesh ta kuptosh. Këto janë ato që s’më pëlqejnë. Të dyja gjinitë e kanë këtë.

 

Ndërsa në marrëdhëniet në çift vajzat shqiptare janë kontrolluese, obsesive, të pasigurta. I kontrollojnë tepër të dashurit e tyre, shndërrohen në ‘qen kufiri’, e njëjta gjë ndodh edhe me djemtë. Janë marrëdhënie tepër obsesive”- u shpreh Zhaku!