“Gushti i zi”, përse shkencëtarët janë alarmuar nga…

1820 raste të reja me COVID-19 u zbuluan sot në Greqi duke vendosur autoritetet në alarm, ndërsa kryeministri Kyriakos Mitsotakis bëri thirrje për vaksinim sa më të shpejtë për të gjithë ata që ende hezitojnë që të injektojnë dozën.

 

Shkencëtarët grekë po bëjnë parashikime ogurzeza për evolucionin e pandemisë në gusht. Profesori i Pulmonologjisë në Universitetin e Kretës, Nikos Tzanakis shprehet se në dhjetë ditët e ardhshme mesatarja ditore do të jetë 2500 raste me COVID. Muaji gusht parashikohet i “zi” nga profesori Demosthenes Sarigiannis i cili shprehet se “ne mund të arrijmë deri në 3500 raste në ditë në mes të gushtit“.

 

Duke paralajmëruar gjithashtu se vështirësitë janë përpara, Sarigiannis theksoi se ajo që po përjetojmë, kalimi nga zbutja e masave në përhapjen e “Delta”-s e cila së shpejti do të dominojë, por është akoma në fillim është rezultat i relaksimit të masave. Greqia prej thuajse një muaji ka hapur dyert për turistët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...