Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka qenë pjesë e “Shiko kush Luan” në sezonin e kaluar.
Por, meqë filloi sezoni i ri dhe ajo nuk u pa të jetë pjesë e tij, filluan thashethemet se ajo ka prishur raportet me Luanën.
Këngëtarja kishte reaguar ashpër duke ua mbyllur gojën të gjithëve me sqarimin se kontrata e saj në këtë televizion ka mbaruar.
Ajo nuk u ndal me kaq, në llogarinë e saj në Instagram, Fifi ka uruar Luanën për sezonin e ri, duke i dëshiruar asaj më të mirat.
“Suksese o yll me sezonin e ri. Tu shtoft vullneti per pune”, ka shkruar Fifi.