Eduarti këndoi “Sytë e tu, por Arbana ishte e zemëruar me të…

253

Si sportdashës, Eduart Grishaj e gjen veten shpesh të përfshirë në programet sportive dhe kjo është një nga pikat e tij të forta që “lufton” shpesh me Arbanën, edhe pse moderatorja e ka të qartë që duhet ta dojë sportin, meqenëse është e rrethuar nga gjinia mashkullore.

Megjithëse ajo vetë vjen nga bota e spektaklit dhe Eduarti nga regjia, asgjë nuk i ka penguar për të gjetur hapësira, edhe televizive, për t’i përkushtuar kohë dhe surpriza njëri-tjetrit.

E fundit, një dedikim publik që Eduarti i ka bërë Arbanës, nuk mund të kalonte pa vëmendje e të mos bëhej viral. Jo vetëm për këngën që i këndoi dhe i kushtoi, por edhe për fjalët me të cilat përshëndeti ai njeriun e zemrës.

I ftuar në “Top Arena” në Top Channel, një program sportiv i dedikuar Kampionatit Europian 2020, Eduarti përshëndeti bashkëshorten e tij me këngën “Sytë e tu”, por jo vetëm kaq, sepse komenti i këtij dedikimi ishte edhe më i bukur.

“Po këndoj një këngë shkodrane që quhet ‘Sytë e tu’, dhe po këndoj këngën ‘Sytë e tu’ duke menduar sytë e dikujt që po shikojnë Diellin tani”,– tha ai dhe të gjithë e shoqëruan këtë deklaratë me duartrokitje duke menduar menjëherë njeriun që i kushtohej.

Vetë Arbana nuk ishte në dijeni të kësaj surprize, por miqtë virtualë e vunë shpejt në dijeni për atë çka ndodhi. Në llogarinë e saj, moderatorja ndau edhe një pjesë nga ky dedikim duke shkruar se ishte momenti i duhur për të.

Ja çfarë ndodh: një zënkë e vogël a një mërzi janë shuar menjëherë pas kësaj deklarate e kënge të Eduartit…