Artur Roshi plas skandalin brenda selisë blu

179

Kreu i Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike.

 

Roshi i cili kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit në koalicion me PD-në, ka hedhur akuza se ka patur lëvizje votash brenda kampit të djathtë.

 

Ai u shpreh se numëruesit e PD kanë marrë vota e tij e dhe ia kaluan kandidatëve të tjerë në garë.

 

“Unë e pata një shans sepse u rreshtova në koalicionin opozitar, sigurisht vendi im i 28 në Tiranë nuk ishte vendi që unë meritoja sepse vota te partisë sime, dy mandate sipas statistikave në të gjithë Shqipërinë, PD i mori dhe unë kërkoja 1 mandat, gjysmën e asaj që meritonim.

 

Por në një zonë të caktuar që sigurisht ishte e pamundur për ta marrë kur përfaqëson një parti të vogël, aty brenda ishte paragjykimi. Ajo që më ka shqetësuar më shumë është se edhe brenda, këta numëruesit e famshëm apo biznesmenët sezonal të numërimit të votave kanë marrë votat e mia dhe i kanë transkriptuar te kandidatë te tjerë në garë, të PD sigurisht.

 

Brenda kampit ka patur lëvizje votash, vota e mia janë cenuar. Nëse unë marr një votë, unë nuk e perceptoj të ngacmohet vota dhe kur flasim për lirin ë e votës, duhet të jetë shumë dimensionale, nuk është vetëm kur nuk ngacmon PD të PS dhe anasjelltas”, tha Roshi për Report Tv.