Arrestimi i bluzave të bardha, mjekët e Traumës në protestë: Bakshishe do jepen gjithmonë, problem sistemi

391

Mjekët e Spitalit të Traumës kanë dalë ditën e sotme në protestë për arrestimin e dy kolegëve të tyre Ervin Sulaj dhe Serdi Memimi të cilët akuzohen se kanë marrë rryshfet nga familjarët e njëri prej të plagosurve në Velipojë, për operim.

 

Mjekët shprehen se arrestimi i tyre është i padrejtë, duke e cilësuar shkelje të integritetit për bluzat e bardha masën e sigurisë “arrest me burg”, deri në përfundimin e plotë të hetimit.

 

“Sindikatat e punonjësve të shërbimit shëndetësor. Sindikata distancohet nga çdo lloj abuzimi por nuk mund të lejojë që këto bluza të bardha që shpëtojnë jetët e njerëzve duke i trajtuar njësoj si të bardhë e të zinj. Sindikata nuk e sheh të drejtë ndalimin e një mjeku që nuk paraqet rrezik.

 

Ligji parashikon se ndalimi bëhet kur vepra penale është në kryerje e sipër dhe masa e arrestit me burg vendoset kur individi është i një rrezikshmërie të lartë, tenton të manipulojë provat ose synon të largohet. Për këto arsye ndalimi i mjekëve është i padrejte dhe në kundërshtim me ligjin dhe shkelje e integritetit për punonjësit shëndetësore. Pas ditës së sotme do shqyrtojmë situatën në vazhdim. Do mblidhemi do diskutojmë me kolegët”, tha një nga mjekët.