Selami Jenishehri në vështirësi për të votuar: Ta palos fletën apo jo?!

Përveç “përgjegjësisë” për votimin e ligjeve të rëndësishëm që lidhen me fatet e vendit, deputeti Selami Jenishehri është gjendur edhe përballë një vështirësie akoma më të madhe.

Jo një por dy ligje përnjëherë niset të votojë deputeti i “perlave” në foltore. Mban në duar dy fletët por nuk e ka të qartë se cilës kuti i përket secila prej tyre.

Pasi qëndron për disa sekonda duke kërkuar ku ta hedhë fletën, Jenishehri has vështirësi për të votuar. Dilema e radhës është, ta palosë apo jo.

Ndërkohë kolegët deputetë e shohin duke u shpërqendruar nga fjalimi i kreut të Institutit të Krimeve në Komunizëm Çelo Hoxha. Nuk mungojnë as të qeshurat.

Kjo ishte seanca e fundit në parlament për Selami Jenishehrin dhe shumë kolegë të tjerë të tij që do mbahen mend për deklaratat e papritura.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...