“Paske fillu tu lujt skedina, mos qaj o burrë”/ ‘PLAS’ gallata në profilin e Selami Jenishehrit, deputeti, tifoz me Spanjën, komentuesit s’ia përtojnë: Nuk lejuan votën e pensionistëve, se do kishit fituar

126

Ndeshja Itali-Spanjë ka shkaktuar mjaft batuta në profilin e deputetit Selami Jenishehrit, i cili do të ulet sot për herë të fundit në karrigen e tij në Kuvend.

 

Vetë Jenishehri ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se ishte tifoz me Spanjën dhe se ajo do të fitonte përballë Italisë, por kur ndeshja ka mbaruar, ndjekësit janë futur në profilin e tij për të lënë komentin e tyre në lidhje me humbjen e thellë që ka pësuar deputeti.

 

Madje një prej tyre i ka kujtuar Jenishehrit edhegafën për pensionistët. Një tjetër i ‘qan hallin’ teksa shkruan se tashmë paska filluar të vendosë skedina, por nisur nga rezultatet do të përfundojnë ‘gropë’.

 

Një tjetër komentues i ka dëgjuar fjalën Jenishehrit dhe ka vënë bast për Spanjën, por ka humbur.

 

“Paske fillu tu lujt skedina ti … Na fute ne grop,”- shkruan njëri.

 

“Eeee….skam nevoje me ka ra shi ne kallamoq sa te kemë jete,”- përgjigjet Jenishehri.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Nuk lejuan votën e pensionistëve, se do fitonte Spanja,”- shton një tjetër.

 

“Po shohim te premten ne 9.30 se çpo ndodhe ne gjykate zgjedhore gjygjsore, e flasim ….!!!!”- përgjigjet Jenishehri.

 

“Te nigjova ty per Spanjen sot Z. Deputet dhe vuna bast me vllain me i darke .dhe e humba . po me erdhen dhe 3 vlleznit tjer e mas pyt ma per mu u fika krejt .ishalla po ja ha darken neser mrama atyne .se e di ti per Danimarken je,”- shkruan dikush tjetër.

 

“Tit ! Mos qaj o burr se kjo i ndodhi Hollandes ne 1974 e nuk qau po doli krenare se i fali botes futbollin total.Me Danimarken ” Nuk jam” se nuk na ka nenshkru vjedhjen as Çamerine, as Kosoven , as Plave e Gucine, as Tivarin as Diber, se na e kane lujtë bukur ne lojen keta tjeret. Te flm per mirekuptimin . Lutju Zotit te Premten ora 9.30 per Shqiperin , per Shpirtin tone,”- shton dhe Jenishehri.