Flori Mumajesi jep lajmin e madh për fansat, zbulon se kush do jetë “Nina” 2

125

Duhet ta pranojmë se “Nina” e Florit, Klajdit dhe Brunos, e cila është ndryshe nga të tjerat, na ka bërë të kërcejmë e këndojmë pafund me të përgjatë këtyre javëve.

E kur kjo këngë është një nga refrenet e momentit, duket se “Nina 2” është rrugës. Dhe këtë e ka treguar vetë Flori, i cili ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet në studion e “ThreeDots” me Brunon.

Mirëpo këtë herë me ta është edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina, e cila duket se do jetë “Nina” këtë herë. Flori nuk ka zbuluar më shumë se çfarë po gatuajnë, por ka shkruar thjesht “Nina 2”, duke entuziazmuar gjithë fansat.

3 djemtë e “ThreeDots” sollën “Nina” rreth dy javë më parë pasi publiku kishte kohë që priste bashkëpunimin e tyre. Kënga e tyre kaloi çdo pritshmëri dhe numëron mbi 7. 4 milionë klikime në Youtube.

Nga ana tjetër, Anxhelina u rikthye në muzikë disa muaj më parë pas një mungese të gjatë. Kohë pas kohe ajo ka publikuar disa këngë, që janë pritur mjaft mirë si nga publiku shqiptar, por edhe ai i huaj. Projekti i saj i fundit është “Run for”.