“E merr ai babaxhani”, autoritetet i marrin dhe i zhdukin dokumentet të aksidentuarit

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë rastin e aksidentit të Fredi Zeqirajt. Ai është goditur nga një makinë e kuqe që nuk ka ndaluar. Nga Policia e Fierit është thënë që brenda ditës së aksidentit, janë çuar materialet dhe veprimet e policisë në prokurori.

 

Por emri i prokurorit, që ka çështjen, mbahet sekret. Në këtë pikë Fredi Zeqiraj mbetet pa patentë, leje qarkullimi dhe motori, derisa organi i akuzës të përfundojë hetimet, pra 3 deri në 6 muaj.

 

Gazetarja: Fredi më në fund e morët motorin megjithëse pak i dëmtuar.

Fredi Zeqiraj: Po fal jush motori mu kthye, por i dëmtuar siç e shihni, unë vetë i dëmtuar mbeta. Mua më kanë sekuestruar edhe patentën, lejën e qarkullimit dhe siguracionin e motorit dhe nuk më japin asnjë përgjigje për këtë. Shkoj në prokurori, prokurori më thotë që i ka Fatos Sulo dokumentet në dorë. Vete në polici kërkoj Fatos Sulon nuk më japin asnjë përgjigje dhe asnjë zgjidhje. Po më sorollatin ka kaq shumë kohë.

 

Vetë i dëmtuari Fredi Zeqiraj i drejtohet Prokurorisë së Fierit dhe më pas Policisë së Fierit për të kuptuar se ku kanë mbetur dokumentet origjinale. Me kamerën e “Stopit” provohet sorollatja, që i bëhet këtij shtetasi.

 

Punonjësja: Këtë Fatos Sulo, e ke takuar?

Denoncuesi: Nuk e kam takuar, e kam marrë në telefon dhe më thotë nuk i kam unë, i kam dorëzuar në Prokurori.

Punonjësja: Merre këtë dhe tregoja!

 

Denoncuesi: Ku ta gjej unë? E marr në telefon dhe s’më përgjigjet.

Punonjësja: Megjithatë, në qoftë se ai nuk ashtu.., bëj një kërkesë drejtuar Andi Pogaçe, thuaj “Në lidhje me shkresën, që më ke dërguar, jam i interesuar, ai thotë, që nuk ashtu…” E merr vetë ai babaxhani dhe e rregullon tamam pastaj.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

 

Punonjësja: Atëherë jemi në këtë situatë, nuk të jep zgjidhje dhe ai. (Fatos Sulo) Ai thotë nuk i kam, i kam dorëzuar në Prokurori. Unë fola dhe ai më thotë, nuk i kam unë dokumentet.

Pas këmbënguljes së emisionit “Stop”, u bë shkresa e kthimit të sendeve të sekuestruara, motorit dhe dokumenteve origjinale. Motori iu kthye, por dokumentet origjinale, jo. Megjithëse bën xhiro sa në polici e prokurori, Fredit nuk i gjenden dokumentet.

 

“Duke iu referuar përgjigjes së kthyer nga Prokuroria e Fierit në redaksinë e emisionit “Stop”, por dhe urdhrit për rikthimin e sendeve të sekuestruara tek shtetasi Fredi Zeqiraj duhet thënë që prokurori Andi Pogaçe ka cilësuar të paligjshëm sekuestrimin e dokumenteve origjinale dhe ka urdhëruar punonjësin e polisicë Fatos Sulën që të bëjnë në mënyrë të menjëherëshme kthimin e dokumenteve origjinale tek zoti Zeqiraj. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe në këto kushte na lind e drejta të mendojmë që këto dokumente kanë humbur dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi qoftë nga prokuroria apo nga policia e shtetit”, është shprehur gazetarja. /tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...