Çfarë po ndodh me ta…? Melisa, ankohet për Andin: ‘Nuk ma vàr asnjë moment’ (VIDEO)

78

Andi Shehi dhe Melisa Lleshi janë çifti i vetëm që ende e vazhdojnë lidhjen e tyre edhe jashtë programit të “PërPuthen”.

Ish-konkurrentet po përjetojnë momente shumë të bukura të romancës së tyre, teksa herë pas here këtë gjë na e demonstrojnë në postimet e tyre në Instagram.

Sa duket lidhja që ka nisur mes dyshes së njohur është shumë reale dhe serioze pasi ata po bashkëjetojnë dhe të ardhmen e shohin me njëri-tjetrin.Zbulohen të tjera detaje!

Përmes një bashkëbisedimi me ndjékësit e saj në Instastory, Melisa ka zbùluar disa detaje rreth màrrëdhénies së saj me Andin.

Një fans e ka pyetur se çfarë e acàron tek ai dhe Melisa nuk ka nguruar të përgjigjet.

“Fakti që ka një orë që kemi ardhur në shtëpi dhe vazhdon dhe luan vetëm në PlayStation dhe tani që s’ka Playstation ka gjetur një lojë idíote (Pub-G) të re aty në telefon, ka vendos dhe kufjet mundësisht dhe nuk ma var në asnjë lloj momenti”, është shprehur Melisa.

Me sa duket kjo gjë e ka acaruar tej mase Melisën sa vendos ta bëjë publike një fakt të tillë, ndoshta ndikon tek partneri saj dhe ndryshon sjellje duke i kushtur pak më shumë vëmendje Melisës sesa telefonit.

Teksa u pyet nëse mendon se ajo dhe Andi do të jenë bashkë deri në përjetësi, Melisa është përgjigjur:

“Nëse ka ndjenjë, besim, mirëkuptim, respekt dhe shumë durim ka edhe përjetësi”.