Analiza e PD ngacmon Nard Ndokën, s’i del inati me Bashën për 25 prillin: Shehi i mori votat e veta, Vangjel Dulen e caktoi pa lidhje në Tiranë, nuk e kishte aty elektoratin

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjet sociale analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka ndezi debat me shprehjen se aleatët i kishin dhënë më shumë sesa i kishin marrë Partisë Demokratike. Më pas, gjeti kohë për t’i kthyer përgjigje çdo ndjekësi duke diskutuar me të lidhur me ndarjen e mandateve dhe kontributin e çdo aleati, duke e cilësuar vendosjen e kreut të “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Vangjel Dule në listën e Tiranës.

 

“Aleatët i kanë dhënë më shumë PD-së, se i kanë marrë, gjithmonë! Po, por PD pa aletatët nuk vjen kurrë në pushtet! Nje parti që merr mbi 10 mijë vota në shkalle vendi, i jep PD 2-3 mandati në varesi të formules se Kodit Zgjedhor! LSI e futi në pushtet….por pas videos po t’a lëshonte Berisha Liken e të hynte në zgjedhje në të parakohshme në 2011 PD merrte 80 mandate sepse edhe socialistat do votonin PD vetëm për të djegur Liken që u tërhoq në 2013 4 muaj pa mbaru mandatin dhe doli si ndërmarrje SHPK në treg dhe bleu gjithë elektoratin e djathtë duke e zvogëluar PD në 56 mandate. Çdo parti që del në vete e demton Opoziten dhe PD-në, si e demtuan në fakt keto që provuan.

 

Çdo parti që merr mbi 10 vota është kontribuese më shumë se nje mandat. Dashamir Shehi ka marrë vota personale në Tiranë, sa nuk kishin marrë të gjithë kandidatët e PD-së sëbashku pa sigël. Dule mbështetjen elektorale e ka në Qarqet (Vlorë, Korçë e Gjirokastër), ndërsa e caktuan palidhje në Tiranë. Mos të harrojme nje fakt, Mediu, Shehi, Duke e Dule, vertet moren nje mandat, por i dhane PD-se vota në të gjithë vendin, qe të gjithë bashke janë mijra vota!,”-shkruan ndër të tjera Ndoka.

 

Mesa duket Ndoka është nxitur për postimin nga analiza e PD-së për humbjen e zgjedhjve. Në raportin paraprak u tha se aleatëve iu dha shumë besim, të cilin nuk e përkthyen në vota për koalicionin opozitar, ashtu siç edhe pritej. Vetë Ndoka garoi në qarkun e Shkodrës por nuk ia doli që të siguronte votat për të qenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...