Analiza e PD ngacmon Nard Ndokën, s’i del inati me Bashën për 25 prillin: Shehi i mori votat e veta, Vangjel Dulen e caktoi pa lidhje në Tiranë, nuk e kishte aty elektoratin

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjet sociale analizën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndoka ndezi debat me shprehjen se aleatët i kishin dhënë më shumë sesa i kishin marrë Partisë Demokratike. Më pas, gjeti kohë për t’i kthyer përgjigje çdo ndjekësi duke diskutuar me të lidhur me ndarjen e mandateve dhe kontributin e çdo aleati, duke e cilësuar vendosjen e kreut të “Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, Vangjel Dule në listën e Tiranës.

 

“Aleatët i kanë dhënë më shumë PD-së, se i kanë marrë, gjithmonë! Po, por PD pa aletatët nuk vjen kurrë në pushtet! Nje parti që merr mbi 10 mijë vota në shkalle vendi, i jep PD 2-3 mandati në varesi të formules se Kodit Zgjedhor! LSI e futi në pushtet….por pas videos po t’a lëshonte Berisha Liken e të hynte në zgjedhje në të parakohshme në 2011 PD merrte 80 mandate sepse edhe socialistat do votonin PD vetëm për të djegur Liken që u tërhoq në 2013 4 muaj pa mbaru mandatin dhe doli si ndërmarrje SHPK në treg dhe bleu gjithë elektoratin e djathtë duke e zvogëluar PD në 56 mandate. Çdo parti që del në vete e demton Opoziten dhe PD-në, si e demtuan në fakt keto që provuan.

 

Çdo parti që merr mbi 10 vota është kontribuese më shumë se nje mandat. Dashamir Shehi ka marrë vota personale në Tiranë, sa nuk kishin marrë të gjithë kandidatët e PD-së sëbashku pa sigël. Dule mbështetjen elektorale e ka në Qarqet (Vlorë, Korçë e Gjirokastër), ndërsa e caktuan palidhje në Tiranë. Mos të harrojme nje fakt, Mediu, Shehi, Duke e Dule, vertet moren nje mandat, por i dhane PD-se vota në të gjithë vendin, qe të gjithë bashke janë mijra vota!,”-shkruan ndër të tjera Ndoka.

 

Mesa duket Ndoka është nxitur për postimin nga analiza e PD-së për humbjen e zgjedhjve. Në raportin paraprak u tha se aleatëve iu dha shumë besim, të cilin nuk e përkthyen në vota për koalicionin opozitar, ashtu siç edhe pritej. Vetë Ndoka garoi në qarkun e Shkodrës por nuk ia doli që të siguronte votat për të qenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

 

 

Weee s’kanë fund çudirat! Banorja e BBV lan flokët në lavamanin e kuzhinës (video)

Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Mbresa gjatë mbrëmjes së sotme ka bërë një veprim të çuditshëm. Ajo ka pastruar dhe larë flokët e...

“Mor babi është turp, çfarë po bën?” 75-vjeçari kërkon grua, merr TV Klan në shtëpinë e tij

Stafi i emisionit “Aldo Morning Show”, në Tv Klan ka shkuar në Durrës për të vizituar Petrit Sulejmanin në shtëpinë e tij.   Ai është 75...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

E TRISHTË/ MBIJETESA E 66-VJEÇARIT, MES MBETURINASH POSHTË URËS…

Nga Elvis Hila Kjo kasollë mes mbeturinash poshtë urës mbi...

“Rama sillet si Luiz Ejlli”, Nard Ndoka: Nuk flet për punët e shtetit, por bën humor…

Kreu i demokristianëve shqiptarë, Nard Ndoka ka folru për...

Çfarë ndodhi!!/ Luizi nuk duron dot më: Dua të dal nga Big Brother

Luizi duket se është lodhur nga situatat brenda shtëpisë...