“Ai shkonte tek hoxha se me demek unë isha e sëmurë”/ Konkurrentja e ‘Përputhen +40’ rrëfen ndarjen nga bashkëshorti: Më rridhte syri gjak…

Konkurrentja e “Për’puthen +40”, Shqipe Rexha ishte e ftuar sot ne emisionin “Shqipëria Live”, ku diskutoi për temën, a mund të shkojnë mirë kunatat dhe kur jetojnë nën të njëjtën çati?

Shqipja tregoi se kur ka qenë e martuar ka jetuar në një familje shumë të madhe, e ku gjithçka ishte shumë mirë. Por gjërat ndryshuan me kalimin e viteve. Shqipja rëfeu se si nisi dhuna nga ish-bashkëshorti i saj e më pas edhe nga kunata.

“Vjehrri vjen nga puna me disa shtiza dhe ja jep vajzës së vogël. Unë ja heq dhe i them se nuk janë lodra. Ai ia jep sërish, unë prapë ja largoj. Të tretën herë vjehrri i mori dhe ja dha.

Unë i hodha nga korridori në bahçe, me idenë që kjo nuk është një lodër. E për këtë vjehrri shkon te im shoq që po bënte dush, që të vinte që të shikonte se çfarë ndodhi.

E aty më gjuajti. Kur më gjuajti ishte vjehrri, gjyshi dhe nënëdaja. Ata më panë se çfarë bëra unë. Më pas më ka gjuajtur edhe herë të tjera”, tregon Shqipja.

Kjo e fundit rrëfen se në vitin 1992 ka kërkuar që të ndahen, por nuk ka pranuar Prokuroria. Kjo e fundit është shprehur se ata nuk kishin shkaqe që të ndaheshin.

“Im shoq kishte shkuar te një hoxhë se unë isha e sëmurë, por unë edhe sot jam për bukuri. Im vëlla më thotë, ne në kanë bërë magji. Unë u ndave, ti u ndave, motra u mbyt dhe la një djalë. Ishim një familje e mrekullueshme. Por nuk jam me këtë mendim që na kanë bërë magji”, vijon konkurrentja e “Për’puthen”.

Rexha shton se ajo është ndarë nga bashkëshorti në vitin 1996 dhe gjatë asaj kohe është dhunuar nga kunata e saj.

“Ishte vjehrra dhe kunata në shtëpi. Kjo e fundit më gjuajti në sy. Më tha ke çuar vëllain në polici. Mua më rrjedh syri gjak e shkoj sërish në polici e nga aty në spital. Nuk arrita dot që ta gjuaja. Një motër kishte burri. Kam kaluar shumë bukur, por kunata bënte ligjin”, përfundon Shqipja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...