Klodiana Lala dhe Artan Hoxha zbulojnë lëvizjet e rëndësishme të SPAK, ja çfarë pritet të ndodhë

196

Së fundmi, dyshja e gazetarëve, Klodiana Lala dhe Artan Hoxha kanë zbuluar në një dalje televizive se Ardi Veliu ka firmosur 10 ndryshime të rëndësishme në SPAK sa i përket policisë së shtetit dhe jo vetëm.

 

Këto ndryshime janë për të gjitha qytetet përveç Tiranës dhe Gjirokastrës. Klodiana Lala u shpreh se do të donte që të vihej në lëvizje dhe të shkarkohej e gjithë kupola e policisë së shtetit që nuk e kryen mirë detyrën e saj.

 

“Do të isha entuziaste nëse do të shkarkohej e gjithë kupola e policisë së shtetit që ka dështuar dhe rokada e emrave është një histori sa për të zbutur tensionin publik” tha ajo.

 

“SPAK ka disa dosje që po i lëviz “petët e lakrorit”. Vetëm sot më rezulton se janë firmosur të tjera urdhra kontrolle banesash se për cilin, duhet të presim, por SPAK me ato mundësitë e veta që ka po troket” tha Lala.

 

Ndërkohë, Artan Hoxha kërkoi një shembull në nivel të lartë. “SPAK po punon për të shkuar lart. Por të shohim sa do ta provojë, uroj që ata të kenë mundësinë të na japin një shembull të lartë” tha gazetari investigativ.