Sindi paska të dashur, por akoma nuk e ka…

61

Sindi pranoi dje në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” se ka nisur një lidhje dashurie. E pyetur nga Ervin Kurti, Sindi tha se këtë verë e ka zemrën e zënë.

 

“Çfarë ka ai që nuk e gjete dot tek djemtë e tjerë?”-e pyeti Ervini.

 

 

“Sinqeritetin. Është shumë i sinqertë”-u përgjigj Sindi duke shtuar se shpreson që lidhja të zgjasë.

 

“Jeni puthur?”-ishte pyetja e rradhës, të cilës Sindi iu përgjigj me “Jo”.