Shtëpia e Ramës në Surrel duket ndryshe nga çdo ditë, zbulohet ç’ka ndodhur

Kryeministri, Edi Rama festoi ditëlindjen.

 

Ai ka mbushur sot 57 vjet. Ai lindi në 4 korrik 1964, në Tiranë, ndërsa para zgjedhjes së tij si kryeministër, ka mbajtur disa pozicione të tjera.

 

Rama karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

 

Ndërkohë, në vitin 2013 ai u zgjodh kryeministër i shqiptarëve, post që e zotëron edhe sot, ndërsa llogarit mandatin e tij të tretë qeverisës, pas fitores në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Ditëlindja e Ramës përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, që sot festojnë 245-vjetorin e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë.

 

Në lidhje me këtë Rama ka bërë një postim ku ka publikuar flamurin e Amerikës dhe shkruan “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...