Rudina i ka gjithçka në ditën e saj të lindjes, nuk i mungon asgjë, me përjashtim të një personi. Ja dedikimi prekës

104

Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen. Kjo ditëlindje e gjeti në Capri e rrethuar nga deti, natyra e bukur, dashuria dhe urimet e panumërta nga miqtë dhe të njohurit.

 

Por, Rudina ka një boshllëk që s’do mund t’ia mbushë askush dhe asgjë. Pikërisht në këtë ditë, ajo nuk kishte si të mos kujtonte të atin, i cili u nda nga jeta një vit më parë.

 

Mes urimeve të shumta që ka ripostuar në rrjetet sociale, bie në sy edhe një foto e saj me të atin e ndjerë dhe mbishkrimi:

 

“Ba, boshllëkun qe le ti, nuk e mbush dot asgjë! Gëzuar atje në qiell! Më mungon në çmenduri!”