Papa Françesku shtrohet në spital, mjeku jep detajet, tregon gjendjen e tij

136

Papa Françesku është shtruar sot në spitalin Gemelli në Romë. Ai ka përfunduar me sukses operacionin në Spitalin Gemelli të Romës.

 

Operacioni në zorrën e trashë, ishte i planifikuar prej kohësh. Sipas mediave italiane, mjeku që ka operauar Atin e Shenjtë ka thënë se ndërhyrja ka shkuar mirë, ndërsa buletini mjekësor pritet të dalë mëngjesin e së hënës.

 

Mjeku ka thënë gjithasthu për mediat se Papa do të qëndrojë në spital të paktën 5 ditë.

 

Mediat italiane shkruajnë se Papa Françesku mbërriti në Spitalin Gemelli rreth orës 15”:00 pasdite, i shoqëruar nga shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë.

 

Kjo ndërhyrje sipas mediave është kryer në fshehtësi të plotë, e dijeni për këtë kanë pasur vetëm mjekët dhe vetë Papa.