Mesa duket do marrin pjesë si familje… Vëllai i Mevlanit merr pjesë në audiocionet për sezonin e ri të Përputhen

83

Pasi mbylli audicionet në qytetet më të mëdha në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, “Për’puthen On Tour” nisi mbrëmjen e sotme transmetimin në ekranin e Top Channel.

 

Spaktaklin veror do të mund ta ndiqni çdo të diel në orën 22:00. Sot u transmetuan audicionet e zhvilluara në qytetin e Elbasanit, ku surprizë ishte pjesëmarrja e vëllait të vogël të ish-konkurrentit Mevlan Shaba, Artan Shaba. Ai u shpreh se dëshiron të marrë pjesë në edicionin e dytë të programit të dashurisë pa dashur të përfitojë nga fama e Mevlanit.

 

Biseda në panel gjatë audicionit të tij:

Olsa: “Njiheni ju të dy?”

 

Mevlani: “Në fakt nuk ngjajmë shumë. Ore plaka e ka marr vesh që ti ke ardh për audicione këtu?”

Bora: “Ua vëllai jot, ua nuk ngjani fare.”

 

Mevlani: “Tani ka ardhur nga Gjermania dhe sa herë i thoja futu në ‘Përputhen’ dhe thoshte nuk hyj kurrë dhe ja ku e sheh sot! Kemi gjashtë vite diferencë dhe i ngjiten femrat shumë këtij, është pak e çuditshme.”

 

Artan Shaba ushtron profesionin e parukierit prej shtatë vitesh dhe ka jetuar në Tiranë për shumë vite, ndërsa së fundmi është zhvendosur në Gjermani, ku edhe punon.