‘Do bëhet me fëmijë’, konkurrenti i Përputhen bën veprimin e papritur në mes të emisionit: Nuk duhet ta thoshte!

174

Dje në “Përputhen+40” Lindita dhe Olti u përplasën keq me njëri-tjetrin. Lindita deklaroi se një vajzë e ka marrë në telefon, duke i thënë se është e lidhur dhe shtatzënë me Oltin.

 

Konkurrenti e mohoi, ashtu siç e mohoi dhe vajza në fjalë kur u mor në telefon në studio nga Bora Zemani. Ajo tha se nuk e njeh Oltin dhe se nuk ka lidhje me të.

 

Mirëpo, pas disa kërkimeve nga ana e produksionit, rezultoi që vajza e ka marrë me të vërtetë në telefon Linditën dhe ka dhënë dy versione të ndryshme të historisë.

 

Pjesë nga biseda në studio:

Olti: A e morët vajzën në telefon? Ça tha?

 

Lindita: Tha që nuk të njeh

 

Bora Zemani: I njëjti zë që thotë dy histori të ndryshme

 

Olti: Nëse unë shkoj me atë gocën në krevat, janë dy gjëra të ndryshme, të thuash jam shtatzënë kjo është e madhe. Lindita këtë gjë nuk duhej ta thoshte duke e ditur shumë mirë që kam tre fëmijë. Pikë muhabeti. Nuk duhet ta thoshte!

 

Olti u çua nga vendi i tij duke dalë nga studioja i revoltuar.