Vipat shqiptarë të fiksuar pas orëve luksoze, më e shtrenjta kap shifrën e 800 mijë eurove

Ora është një nga aksesorët më të dashur për njerëzit. Cilët janë VIP-at shqiptare me orat më të shtrenjta? Lista e mëposhtme zbulon gjithçka, teksa “fronin” e mban Blerim Destani, aktori i njohur shqiptar nga Tetova.

 

LEDRI VULA
Ledri Vula është dalluar gjithmonë për veshjet e tij të shtrenjta. Ora “Rolex Yacht Master II” e tij kushton 17 150 euro.

 

LORI HOXHA
Lori Hoxha mban në dorë një orë të “Royal Oak Chronograph” ar i bardhë e zbukuruar me gurë diamanti që ka një vlerë 100 000 euro.

 

GETOAR SELIMI
Getoar Selimi është i fiksuar jo vetëm pas këmishëve të shtrenjta, por edhe pas orëve. Reperi shqiptar mban në dorën e tij një orë “Hublot Big Bang” që kushton 32 000 euro.

 

GRANIT XHAKA
Futbollisti shqiptar Granit Xhaka i njohur gjithmonë për jetën e tij luksoze mban në dorë një orë “Rolex”, e cila ka gurë diamanti të bardhë dhe të zi. Kjo orë kushton 30 000 euro.

 

FATMIR HYSENBELLIU
Fatmir Hysenbelliu, djali i biznesmenit të njohur Irfan Hysenbelliu, është përfolur vazhdimisht për jetën e tij luksoze. Ai mban në dorën e tij një orë “Royal Oak Offshore Rubber Clad” që kushton 20.450 euro.

 

BLERIM DESTANI
Aktori shqiptar Blerim Destani ka demonstruar gjithmonë se është i fiksuar pas orëve të shtrenjta dhe ka jo vetëm një, por disa ora të shtrenjta. Ora e tij më e shtrenjtë kushton 800 000 euro dhe është e firmës “Richard Mille”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...