Rudina ka sot ditëlindjen, Marku na doli më romantik nga sa e dinim. Ja çfarë dhurate i ka bërë

115

Aktorja Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen dhe bashkëshorti, Mark Frroku ka vendosur ta surprizojë me një udhëtim në Capri të Italisë.

 

Marku është siguruar që të jetë i pari person që e surprizon Rudinën dhe çifti janë nisur që dje në udhëtim.

 

Nga atje, Rudina ka postuar plot foto e video ku shihet duke shijuar detin e restorantet në Capri.

 

Në një prej fotove moderatorja shfaqet duke pozuar e lumtur krah Markut e çifti po ia kalon për mrekulli.