Rudina Dembacaj feston ditëlindjen në Capri me Markun, shokun e ngushtë të Markut dhe dashnoren e Markut

625

Rudina Dembacaj feston sot 34-vjetorin. Me këtë rast, aktorja dhe moderatorja bukuroshe “është arratisur” me bashkëshortin e saj Mark Frroku në Capri.

 

Teksa ka ndarë foto e momente romantike krah partnerit në saj gjatë pushimeve në ishullin italian, Rudina ka “trazuar rrjetin” me videon e fundit. Ajo ka thënë në InstaStory se në këtë udhëtim Marku nuk është vetëm me gruan, por edhe me një shok edhe dashnoren. Sigurisht, deklarata ishte në kontekstin e shakasë por për pak sekonda ndjekësit kanë mbetur të habitur.

 

“Ju falenderoj pa masë për urimet. Ju puth nga Capri, ju falenderon edhe Marku, i cili në këtë udhëtim nuk është vetëm me gruan por edhe me një shokun e vet edhe me dashnoren.

 

Në këtë rast gruaja jam unë që i them mos pi, shoku jam unë që i tregoj çdo pjeshkë të bukur që kalon në ishull, gjithashtu dashnorja jam unë se i fus duart rrugëve të Capri-t”, është shprehur prezantuesja.