“Më duket më shumë kështu si shpirt ku*ve”/ Olti Curri dhe Fatma shpërthejnë ndaj moderatorit të njohur shqiptar

178

I indinjuar ago to se çfarë janë deklaruar, blogeri Olti Curri ka shpërndarë ditën e sotme një pjesë nga intervista më e fundit e Kri Gorasit, vajzës e cila u bë e famshme nga “Aventurierët” e më pas mori pjesë në emisionin kosovar “It’s my love”.

 

Gjatë intervistës në “ValaMala Shoë”, moderatori Valon Maloku e pyet Krinë me cilën nga kandidatet e emisionit do kishte shkuar në pushime e ajo i tregon se do zgjidhte Inën pasi do flirtonin me djem.

 

Pjesa që Olti ka shkëputur nga intervista:

 

Moderatori: Me cilin prej kandidatëve do shkoje me pushime në plazh?

 

Kri: Me Inën sepse më duket më shumë kështu si shpirt ku*ve. Mund të kënaqem më shumë me atë dhe mund të flirtoj me shumë djem.

 

Moderatori: Po pse jo me Ganën?

 

Kri: Jo edhe Gana e mirë është po nuk flirton shumë me djemtë. Ina më duket dora ime.

 

“Kjo intervistë e ngre gazetarinë televizive në një tjetër nivel…Kri është protagoniste e Përputhjes kosovare…”, shkruan Olti krah videos.

 

Mes komenteve të shumta ka rënë në sy edhe komenti i gazetares Fatma Haxhialiut, e cila shprehet e indinjuar ndaj gazetarisë së ditëve të sotme duke e quajtur “gazetari e berllogut”.

 

“Publiku do velet (dhe do ndodh shume shpejt) nga gazetaria e berllogut dhe ashtu sic dolen, ashtu do zhduken te gjtihe keta mutante televizive!

 

Me vjen kaq keq qe njerez pa familje, mbeshtetje, qe jeta i ka katandisur ne nje forme ose tjeter degradimi, te shfrytezohen paturpesisht per pak zhurme nga ca letyra gazetarie. Ketyre llojeve, surrati do u zhduket nga ekrani, por njollat e shpirtit kurre dhe llogarite, do i kene me Zotin!”, shkruan Fatma.