“Ka ardhur koha t’i japin fund”, politikani zbulon prapaskenat, tregon çfarë po ndodh mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës dhe paralajmëron zhvillime të bujshme në shtator

152

Politikani Astrit Patozi teksa fliste për historinë ish- liderit Sali Berisha dhe liderit aktual të PD, Lulzim Basha, tha se shtatori do të jetë një provë e madhe për të dy.

Sipas Patozit edhe Basha edhe Berisha kanë pasur raport hipokrizie me qytetarët dhe tashmë ka ardhur koha ti japin fund.

“Shtatori do të jetë një provë e madhe për Bashën dhe për Berishën. Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë një lloj çifti atipik, mund të jetë histori unikale në të gjithë botën, të kesh një raport aq të gjatë hipokrizie me publikun por edhe me njëri-tjetrin.

Një ditë kësaj do ti vinte fundi dhe mesa duket elementë të botës shqiptare nuk kishin forcë që këtë marrëdhënie ta ndriçonin dhe për shkak të persistencës së SHBA dhe vizita e Reeker e përforcoi këtë dhe në shtator do ti jepet drejtim kësaj punë.

Berisha ka 8 vjet që thotë nuk ka rol në PD, përveç se është lojtar periferik dhe gjithçka është në dorë të Bashës. Nga ana tjetër Basha fshihet pas hijes së Berishës.

Ata janë fshehur pas njëri-tjetrit dhe kanë edhe meritë edhe përgjegjësi për gjithçka kanë bërë me PD, 50 me 50. Unë nuk dua të bëj Kasandrën por jam i sigurt që Basha do të shtyjë Berishën”, tha Patozi.