Ylli Limani i bën Elvanës në postimin e saj një koment dyshues, por më pas pendohet dhe e fshin fare (foto)

33

Yll Limani dhe Elvana Gjata? E keni menduar ndonjëherë një bashkëpunim mes këtyre dy artistëve kaq të dashur shqiptarë?

Nëse jo, pas këtij veprimi të Yllit mbrëmjen e sotme, nuk mund të mendosh gjë tjetër. Elvana publikoi në Instagram dy foto teksa shkruan në mbishkrimin e saj “duke të parë”. Ajo pozon e kuruar dhe dukshëm këto foto janë shkëputur nga një projekt i saj, por se për çfarë projekti bëhet fjalë s’e dimë ende.

Mes shumë komenteve nga ndjekësit e bashkëpunëtorët e saj, vumë re atë të Yll Limanit. Ai komentoi disa emoji sysh që janë sinonim i asaj që ka shkruar Elvana.

Kaq ka mjaftuar që fansat të aludojnë për një bashkëpunim mes tyre, duke e pyetur edhe në sektorin e komenteve. Mirëpo, vetëm pak minuta pas ngjalljes së dyshimeve Ylli është penduar dhe e ka fshirë komentin.

Pistat pas këtij veprimi janë dy: ose ai dhe Elvana janë duke bashkëpunuar dhe Ylli e zbuloi padashje, ose komenti i tij nuk ka asnjë lidhje me bashkëpunimin e tyre dhe e fshiu që mos të krijoheshin keqkuptime. Megjithatë, fansat shpresojnë të jetë opsioni i parë.

Dy artistët nuk kanë bashkëpunuar ndonjëherë e me siguri projekti i tyre do bënte namin duke marrë parasysh se çfarë produktesh janë në gjendje të prodhojnë ata. Kujtojmë se Elvana para dy javësh publikoi “Loti”, kurse kënga e fundit e Yllit është “A ki me rrejt”. /News31